Nga kudo në Europë, në shtëpitë tuaja.
Pak fjalë rreth historisë së Royal MH
Kompania Royal MH, e themeluar ne vitin ‘93, starton aktivitetin me tregtimin e artikujve te ngrire dhe kryesisht te akullores. Vitet post-diktature, e perballen vendin me nje zhvillim te ulet ekonomiko-social, e per pasoje shume rrjete sherbimi si markete e pika shumice ende nuk operonin ne tregun tone.
Baza e aktivitetit tone ne keto vite ishin baret dhe restorantet. Globalizimi i kultures dhe ekonomise shqiptare ne vitet pasardhese, coj ne zhvillimin dhe zbatimin e ideologjive konceptuale ne te miren e kenaqesise konsumatore. Bashkepunimet fillestare nisen me shtetin Italian, ku si rrjedhoje e kesaj te fundit imazhi gjeneral i distribucionit sheshohet nen stampen artizanale te Italise.
Gama e gjere e produkteve tregon qarte nevojen e partneritetit qe eshte shkallezuar me shtete te tjera te zhvilluara ne BE. Si rezultat i deshires dhe qellimit per te integruar nje kulture europiane te konsumit, vitet ne vijim deshmuan zgjerimin e larmishem te brandeve partnere duke pasuruar keshtu dhe portofolin e produkteve qe kompania disponon. Sot, me nje edukate tregtie te rrenjosur ne kohe, ne operojme ne qytetet, provincat kryesore dhe me te aksesueshme ne te gjithe Shqiperine.
Forca e ketij motori gjithnje te ndezur, eshte ekuipazhi besnik i pozicionuar ne departamentet kryesore: HR, Logjistike,Finance,Marketing. Stafi i motivuar nga nje fryme organizative lidershipi, kontribuon ne funksionalitetin harmonik te aktivitetit.
